Ferizaj

Lulzim Aliu takon inxhinierët e ndërtimtarisë dhe arkitektë ferizajas

By FerizajPress

January 16, 2018

Gjatë ditës së sotme, drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit, Lulzim Aliu ka pritur në takim konsultativ inxhinierët e ndërtimtarisë dhe arkitektë ferizajas. Në këtë takim është diskutuar gjerë e gjatë lidhur me planin rregullues urban, hartat zonale, por edhe për probleme të shumta ndërtimore që janë në qytetin e Ferizajt.

U diskutua edhe për iniciativën e Komunës së Ferizajt për formimin e një trupe të veçantë konsultative të përbërë nga ekspertët e fushës që do të merret ekskluzivisht me problemet urbanistike në qytetin e Ferizajt.

Ditëve në vijim pritet të finalizohet iniciativa për themelimin e kësaj trupe konsultative.