Greva e punëtorëve të KRM “Pastërtia” ka tre ditë që kanë hyrë në grevë. Përmes organizimit sindikal ata po kërkojnë rritje të pagave. Por në anën tjetër ka filluar të bëhen problem grumbullimi i mbeturinave nëpër qytet.
Për këtë sot ja ë parë ekipe të cilat po bëjnë largimin e mbeturinave në disa pjesë të qytetit.
Këtë e ka konfirmuar edhe nënkryetari i Ferizajt, Lulzim Aliu, i cili përmes një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale ka bërë të ditur se KRM “PASTERTIA” është e vetmja kompani me të cilën komuna ka marrëveshje për grumbullimin e mbeturinave, dhe largimi i mbeturinave nga një kompani private është i përkohshëm për të mos ardhur deri te shpërthimi i ndonjë epidemie dhe të rrezikojë shëndetin publik.
Njoftimi i plotë i nënkryetarit Lulzim Aliu
Qytetarë të nderuar!
KRM “PASTERTIA” është e vetmja kompani me të cilën komuna ka marrëveshje për grumbullimin e mbeturinave.
Për shkak të rrezikimit të shëndetit publik komuna i ka dhënë asaj afat njëditor për të rifilluar përmbushjen e marrëveshjes.
Si pasojë, pasi punëtorët janë në grevë, KRM “Pastërtia” është marrë vesh me kompanitë private që operojnë në Ferizaj të cilat veçse kanë filluar punën që nga mbrëmë.
Përndryshe, sot pasdite, në zyren time, kam takuar përfaqësuesit e grevistëve dhe kryeshefin për të parë mundësitë e ndërprerjes së grevës.
Po shpresoj që shumë shpejt, bazuar në rrjedhjen e takimit, punëtorët do të rifillojnë punën.
Diskutimi dhe shtruarja e problemeve në tavolinë është rruga më e mirë e realizimit të qëllimeve.
I lus edhe punëtorët tjerë ,që janë në grevë e që nuk i kam takuar, që të ndërprejnë grevën dhe të vazhdojmë bisedimet.
Edhe për punëtorët e KRM “ PASTERTIA” sikur edhe për policinë, FSK-në, punëtorët e shëndetësisë etj. është e ndaluar me ligj mbajtja e grevave afatgjate.
Komuna nuk mund të rri indiferent ndaj situatës së krijuar prandaj ka marrë masat me kohë që, si pasojë e mosmbledhjes së mbeturinave, të mos shpërthejë ndonjë epidemi e të bëhet rrezikimi i shëndetit publik.