Në marketet tona shpesh po haste në parregullësi me çmime e në disa raste edhe në artikuj me afat të skaduar.. Inspektorët komunal të Ferizajt për këtë edhe kanë shkruar gjoba në disa raste për ndryshimin e çmimit të artikujve të ekspozuar në rafta dhe çmimit që është paguar te arka.
Por një rast interesant e ka dërguar një qytetar i Ferizajt, i cili thotë se e ka hasur në marketin INTEREX.
“Nëse bleni këtë artikull ju jeni bërë pjesë e një lloj loje të “Bingos”. Te arka do të varet se cilin çmim do ta skanoj arkatarja , pasi artikulli ka dy çmime valide për të njëjtin artikull. Nuk është ndonjë dallim shumë i madh (vetëm 14 cent) por vërtet kjo të iriton. Si ka mundësi që edhe në këtë mënyrë të luhet me konsumatorin” ka thënë ky konsumatorë.
Në foton e dërguar shihet se artikulli ka dy çmime, njëri 0.85 cent dhe tjetri 0.99 cent. Ndërsa përshkrimi i artikullit dhe kodi i mallit janë të njëjtë në dy tiketat e vendosura.