Lajme

“Lugina e Preshevës duhet të përfshihet në finalen e dialogut”

By FerizajPress

July 18, 2018

Kryetari i Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, ka bërë me dije se situata e përgjithshme politike në Luginën e Preshevës nuk është e kënaqshme.

Ai ka thënë se diskriminimi sistematik dhe shtetëror ndaj shqiptarëve po vazhdon dhe se autoritetet serbe po i injorojnë kërkesat politike të shqiptarëve. Në një intervistë për gazetën ‘Epoka e Re’, Kamberi ka kërkuar që Lugina e Preshevës të përfshihet në fazën finale të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se përfshirja e Luginës në këtë proces do t’u ndihmojë shqiptarëve dhe do të shërbejë për t’i balancuar kërkesat e shfrenuara të spektrit politik serb në Kosovë. Sipas Kamberit, nuk do të ketë stabilitet derisa shqiptarët vazhdojnë të diskriminohen.