Shëndetësi

Luftoni aneminë duke ngrënë banane

By FerizajPress

November 05, 2018

Bananët përveç se janë fryte të ëmbla e të preferuarit e shumë njerëzve, ata janë edhe burim i vitaminave.

Ndonëse keni lexuar shumë herë se sa i shëndetshëm është ky fryt, ne po ju sjellim edhe disa nga përfitimet që kanë bananët në luftimin e disa sëmundjeve, njofton Klan Kosova.

Por nëse vuani nga anemia ju rekomandojmë të hani banane.

Për shkak të përmbajtjes së lartë të hekurit në banane, ato janë të mira për ata që vuajnë nga anemia. Anemia është një gjendje ku ka një rënie të numrit të qelizave të kuqe të gjakut ose të hemoglobinës në gjak.