Lajme

Luftëtari i tri luftërave – pa shtatore

By FerizajPress

August 11, 2016

Në ditën e rënies së tij para 18 vitesh në betejën e Junikut, është përkujtuar të mërkurën heroi i kombit Bekim Berisha – Abeja, në një akademi të organizuar në teatrin e qytetit nga shoqata kulturore – artistike “Bekim Berisha – Abeja” nga Gjermania dhe Drejtoria e Kulturës, nën patronazhin e kryetarit të Komunës, shkruan sot Koha Ditore.

Akademia u hap nga bashkëfshatari i Bekim Berishës, Smajl Shala nga fshati Graboc i Pejës, në të cilin fshat para 50 vitesh ishte lindur edhe dëshmori Bekim Berisha. Shala kujtoi betejat e shumta që ai ka zhvilluar në tri luftërat e tij kundër forcave serbe në Kroaci, Bosnje dhe në Kosovë, para se të vritej në betejën e Junikut me 10 gusht të vitit 1998.