Editorial

LUFTË APO PAQE – INDICE KUNDËRTHËNËSE?

By FerizajPress

February 08, 2022

Dr. Sc. Salihe Salihu

Viti 2022 filloj me tone të tensionuara në dy fronte, në njërën anën kërkohet luftë e cila ka probabilitet të zhvillohet e të shtrihet në përmasa të gjëra.Në anën tjetër është mpreh aktualizimi i axhendës për paqe që mund të sjell stabilizim në Evropë, gjegjësisht në Ukrainë e në rajonin e Ballkanit,  si dhe në Lindjen e Mesme.

Realisht, përpjekja për luftë edhe për paqë janë angazhime të trashëguara nga vitet e mëparshme por intensifikimi i angazhimeve në këtë dy fronte me indicie kundërthënëse janë të theksuara në këtë vit. Rusia në njërën anë është në gjendje gatishmërie për të pushtuar Ukrainë. Në anën tjetër Shtetet e Bashkuara kanë shtuar presion të dukshëm në Evropë dhe Lindje e Mesme për të arritur një paqe të përhershme në këto kontinente.

Epilogu se si do të rrjedhin ngjarjet në këtë vit do të përcaktojnë të ardhmën e konfiguracionit gjeopolitik në nivel botëror dhe ripozicionim apo fuqizimin e njërës apo tjetrës superfuqi. Mundësitë për këtë epilog janë reale dhe nuk do të hezitohet që të shfrytëzohen këto shanse as nga njëra as nga tjetra palë.

Mundësia e parë është se nëse Rusia fillon pushtimin e trojeve ukrainase do të shkaktohet një luftë e përmasave të mëdha dhe do të ketë përplasje të drejpërdrejta  në njërën anë nga SHBA-të bashkë me Unionin Europian kundër Rusisë e aleatëve të tij. Në bazë të këtij skenari të supozuar nuk mund të injorojmë përplasje të tjera të mudshme që  do të shpërfaqen pasi që kanë mbetur paknaqësi në shtetet brenda Federatës Ruse, probleme të trashëguara pas dezintegrimit të Bashkimit Sovjetik. Gjatë analizimit të gjendjes së krijuar mund të shohim se demonstrimi i fuqisë ushtarake ruse në vijë kufitare në Ukrainë  është serioze. Poashtu edhe deklaratat kërcënuse dhe manovrimet ushtarake ruse kanë shkaktuar tensione dhe kanë nxitë mobilizim e forcat  të vendeve Perëndimore për ta evituar luftën.

Shikuar më detalisht krijimi i kësaj situate është një lojë politike ruse që me mjete të rafinuar ka shfrytëzuar kohën e luhatjeve të liderizmit politik në kohën e Donald Trumpit në SHBA si dhe dobësimit të liderizmin të Unionin Europian pas braktisjes së Britanisë së Madhe nga ky union.

Kjo situatë aktuale ka ndërthurur dhe ka intesifikuar temat për luftë dhe paqe në këtë vit në dy kontinente, në Evropë dhe Lindjen e Mesme. Në Evropë, gjegjësiht në Ukrainë është gjendja e gatishmërisë ushtarake për luftë nga Rusia por SHBA-të me aleatët e vet ka nxjerrë deklarata të qarta për mbrojtje të paqës dhe ndërmarrjes së masa që të pengojnë shpërthimin e luftës në Ukrainë. Ndërsa në Lindjen e Mesme po intensifikohen përpjekjet që përmes një modeli konfederalist të arrihet një paqe e përhershme përmes themelimit të një Konfederatë në mes të Izraelit dhe Palestinës si dy shtete të pavarura.

Në këtë vit është intesifikuar edhe paqja e rajonit në Ballkan. Shikuar situatën në tërësi shihet se SHBA-të po sinjalizojnë se po afrohet epilogu i negociatave në mes Kosovës dhe Serbisë. Përmbysja e tendencave hegjemoniste të Serbisë për t’a ripushtuar Kosovën mund të përfundojnë në një afatë kohorë të shkurtë ndonëse gjendja në mes fuqive të mëdha është shumë e ngarkuar.

Vija e politikave është e prerë në mes qëndrimeve të SHBA-ve dhe Rusisë sa i përket luftës dhe paqës dhe objektivat e tyre janë të qarta. Rusia në kontekstin Evropian, përvec Ukrainës, po tenton të nxisë konflikt në Ballkan duke e përkrahur Serbinë që të mbajë qëndrim armiqësor e anti-demokratik ndaj Kosovës. Ashpërsimi i gjuhës së qeverisë serbe dhe kërkesave absurde të tyre ndaj Kosovës kanë qenë të njohura jo vetëm për qeverinë e Kosovës por edhe për negociatorët evropianë por mjerisht negociatorët nuk kishin qëndrime antipodiane kundër qeverisë serbe. Prolongimi i dialogut që nga viti 2013, për një arritjet të një Marrëveshje Finale Paqësore që do të vuloste njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, do pëfundoj dhe ka indikacione që do të arrihet normalizimi i relacioneve si shtete sovrane.

Në këtë vit kthesa në favor të Kosovës në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Unionit Europian ka filluar me vendosmërinë e presidenti Joseph Biden i cili e njeh mirë cështjen e Kosovës. Biden ka ndërmarrë hapa të kujdesshëm kur ka caktuar stafin diplomatikë  të spikatur për të drejtuar cështjen e dialogut mes Kosovës-Serbisë.

Përfundimisht, ky vit do të përcaktoj jo vetëm të ardhmen e Kosovës por të gjithë Evropës dhe Lindjes së Mesme. Skenari i luftës është i tmerrshëm por edhe skenari i paqes është i komplikuar e bota mbetet me shpresë që politika paqësore e SHBA-ve do të përkrahet për të shpëtuar jetërat e njerëzve të pafajshëm dhe për ti dhënë një kahje të re politikës globale.