Lajme

‘Lufta’ e ministrit Hoti për ta kontrolluar AQP-në

By FerizajPress

October 28, 2016

Ky i fundit është arrestuar sot nga Policia e Kosovës pikërisht për këtë qellim, për t’i hapur rrugë njeriut të LDK-së të cilin po synon tash e sa kohë ministri i Financave Avdullah ta sjell në krye të kësaj agjencie.

Drejtori i AQP-së sot u arrestua nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Mirëpo, e vërteta është krejt ndryshe. Burime të besueshme të portalit INFOKUSI kanë treguar prapaskenat qe kanë ndodhur para se të vie deri të arrestimi i Rraci.

Vet ministri i Financave, Avdulla Hoti ka disa muaj qe i ka kërkuar dorëheqje nga ky post Mursel Rracit, por ky i fundit në mënyrë kategorike kishte kundërshtuar një kërkesë të tillë duke i thënë se nuk largohet pa e përfunduar mandatin dhe se nuk kishte asnjë arsye për ta bërë një gjë të tillë.

Portali INFOKUSI po ashtu nga burime të saj ka siguruar informata se, ministri Hoti, ende pa u arrestuar Rraci, e ka dërguar brenda kësaj agjencie njeriun qe synon ta instaloj në krye të AQP-së.

Krejt kjo është bërë për t’ia përgatitur trenin bashkëpunëtorit të tij dhe kryeministrit Isa Mustafa, Ekrem Rexhës, i cili me parë kishte qenë zyrtarë i lartë në komunën e Prishtinës në kohën kur komuna udhëhiqej nga LDK-ja.

“Ka më pak se dy muaj që Hoti në këtë Institucion e ka sjell Ekrem Rexhen, i cili ka qenë zyrtar i lartë në komunë e Prishtinës, në kohen kur komuna drejtohej nga Isa Mustafa. Rexha ka qenë i arrestuar dhe paraburgosur prej rreth 1 muaji, por më vonë ai është liruar nga aktakuza”, bëjnë të ditur burime të besueshme të INFOKUSI.com

Kohë më parë Qeveria e kryeministrit Isa Mustafa ka marr në kontroll të plotë edhe Administratën Tatimore të Kosovës ku në krye të saj ka zgjedhur Sakip Imerin. Po ashtu, përveç këtij në atë kohe në ATK ishin bërë edhe ndryshime të mëdha menaxheriale.

Para pak kohësh ministria e Financave kishte shpallur konkursin edhe për zgjedhjen e drejtorit të ri të Doganës së Kosovës, por në moment të fundit konkursi ishte anuluar nga ministri Financave Avdullah Hoti. /Infokusi

.