Lajme

Lufta dhe armët përplasin Hoxhajn me Serbinë

By FerizajPress

July 19, 2018

Hoxhaj tha se është problem i Serbisë nëse s’mund të vendosin se a duan të shkojnë në drejtim të Bashkimit Evropian apo duan të rikthehen në kohën e tyre të errët. Në përgjigje të kërcënimeve për luftë që i bëri gjatë ditës Marko Gjuriq i Serbisë, Hoxhaj tha se nuk i marrin seriozisht kërcënimet e tilla.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj shtoi se veprime të këtilla vetëm sa po e dëshmojnë fytyrën e vërtetë të Serbisë, duke dëshmuar se ky vend kurrë nuk ka qëndruar qëndrimet armiqësore ndaj fqinjëve të vet.

Në anën tjetër, gjatë ditës së sotme Hoxhaj ka reaguar edhe në lidhje me thirrjet më të fundit që Amnesty International i bëri Serbisë, që kjo e fundit të mos vazhdojë t’i shesë armë trupave në Cameroon, pasi që ato armë po përdoren për ekzekutime dhe shkelje nga më të ndryshmet të të drejtave të njeriut.

“Eksportimi i pasigurisë është një mjet i papranueshëm i politikës së jashtme”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.