Ferizaj

LUBOTENI ZHVILLON NDESHJEN E KTHIMIT

By FerizajPress

November 30, 2017

Sot, e enjte 30.11.2017, nga ora 19:00, në palestrën e sporteve Bill Clinton në Ferizaj, klubi i volejbollit Luboteni do ta zhvilloje ndeshjen e kthimit kundër ekipit Draisma Dynamo APELDOORN nga Holanda. Kjo ndeshje është e vlefshme për kupën e CEV-it. Në ndeshjen e parë Luboteni ishte mposhtur në holandë, ndërsa neser kërkon revashin për rezultat më pozitiv.

Ftojmë të gjithë adhuruesit e volejbollit që ta përkrahin maksimalisht ekipin e Lubotenit !