Sport

“Luboteni” udhëton për në Izrael

By FerizajPress

July 01, 2016

Dje në Varna të Bullgarisë, u tërhoq shorti i CEV Challenge Cup 2017, ku do të marrin pjesë 2 ekipe kosovare; Luboteni (meshkujt) dhe Skenderaj (femrat).

Luboteni që sivjet debuton në Challenge Cup, do fillojë garat nga 1/16 e finales, ku ndeshet me izraelitët e Maccabi Tel-Aviv. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Tel Aviv, ndërsa ajo kthyese në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.