Ferizaj

Luboteni shkon në finale të Kupës

By FerizajPress

December 10, 2017

Ferizaj.09.12.2017. Luboteni shkon në finale të Kupës së Federatës së Volebollit të Kosovës. Volejbollistët e Lubotenit me fitoren kundër Drenicës kanë siguruar ndeshjen në finalen e Kupës së Federatës së Volejbollit të Kosovës. Drenicasit ishin “kafshatë” e lehtë për ferizajasit të cilët fituan këtë ndeshje me rezultat 3: në seta (25:16) (25:15) dhe (25:10) Ndeshja e finale për Kupën e Kosovës do të zhvillohet nesër në Palestrën e Sporteve Bill Clinton në Ferizaj ku volejbollistët e “Lubotenit” do të takohen me Prishtina Voley. Ndeshja finale zhvillohet ora 19:00.