Ferizaj

Luboteni rehaton edhe Pejën

By FerizajPress

November 04, 2018

Kv Luboteni kryen detyrën e radhës edhe me Kv Peja duke e mposhtur në shtëpinë saj me rezultat të pastërtë 3 me 0 në sete . Luboteni nuk njeh rival deri me tash në nivel shtetëror ,jo që nuk ka pësuar asnjë humbje ,por nuk ka humbur as edhe një set të vetëm gjatë 5 ndeshjeve të fundit.

Kjo dëshmon për nivelin e lartë të përgatitjes së ekipit ferizajas.

“Kjo fitore është edhe një motiv shtesë për përgatitje sa më të mirë për garën e Challenge Cup ,ku skuadra jonë do të garoj në këtë sezonë. Urojmë të gjithë çunat tanë për lojen dhe angazhim , përgëzojmë trajnerët dhe stafin teknik , si dhe falenderojmë dhe urojmë të gjitha ata që e mbështesin klubin tonë “Kv Luboteni . Vazhdojmë tutje në listimin e fitoreve dhe rekordeve” ka thënë Gazmend Hixha, kryetar i KV  Luboteni.