Sot në ambientet e Shtëpisë së Sporteve Komisioni i FVK në bazë të ofertës më të mirë i ka besuar KV Lubotenit nga Ferizaj organizimin e ndeshjes finale të Kupës së Kosovës për vitin 2018. Në garë për organizim të finales ishte edhe KV Peja e cila do të luaj kundër Lubotenit në finale. Federata e Volejbollit e Kosovës ju uron suksese ekipeve finaliste!