Ferizaj

,,Luboteni” në finale të Kupës së FVK-së “

By FerizajPress

December 09, 2018

Ferizaj.08.12.2018. Volejbollistët e KV “Luboteni” sonte kanë siguruar pjesëmarrjen në finale duke mundur KV “Theranda” me rezultat 3:0 në sete. Ndedhja e gjysmë finales për kupën e Federatës së Volejbollit është zhvilluar në Palestrën e Sporteve Bill Clinton, ku edhe njëherë volejbollistët ferizajas kanë treguar se nuk lejojnë befasi. Pas kësja fitore me rezultat 3:0 volejbollistët ferizajas luajnë për titullin e kampionit kundër KV ”Prishtina Voley” ora 15:00 në Palestrën e Sporteve në Ferizaj. Klubi “Luboteni” ka ftuar të gjithë dashamirët e volejbollit që nesër të përkrahin klubin e tyre që Kupa e FVK-së të mbetet në Ferizaj. Një ftesë e veçntë me këtë rastë është bërë për tifozerinë ferizajase “Ujqit”