Ferizaj

Luboteni, meshkujt, siguron finalen e madhe të playoffit

By FerizajPress

April 23, 2022

Luboteni, në palestrën ‘Bill Klinton’, ka mposhtur Ferizajn edhe në përballjen e dytë gjysmëfinale, që u zhvillua të shtunën mbrëma në Ferizaj.

Vendësit treguan paraqitje impresive edhe në takimin e dytë, duke triumfuar me rezultat të njejtë, si në të parin, 3-0 (25-21, 25-22, 25-23).

Pavarësisht rezultatit bindës në sete, Ferizaj luftoi shumë në secilin set, derisa diferenca më e madhe në pikë ishte në setin e parë – katër pikë. Setet tjera u mbyllën me tre respektivisht tre pikë diferencë mes dy ekipeve.

Sidoqoftë, Luboteni tash ndeshet me Pejën në finalen e madhe të playoffit, spektakli i së cilës fillon javën që vjen.

Datat  përcaktohen në koordinim me Radio Televizionin e Kosovës (RTK), e cila vazhdon mbështetjen ndaj volejbollit kosovar duke transmetuar direkt edhe ndeshjet finale.