Ferizaj

Luboteni kryeson tabelën në Superligën e Kosovës

By FerizajPress

March 19, 2019

Kv Luboteni shënon fitore të rëndësishme sonte në Karagaç , duke e mposhtur KV Peja me rezultat 3 me 1 në sete .

Me këtë fitore skuadra ferizajase merr kryesimin e tabelës së Superligës së Kosovës në volejboll.

Gjatë javës klubin ferizajas e presin edhe dy ndeshje të rëndësishme.

Të Enjten luan kundër Therandës në gjysmë finale të Kupës së Kosovës, ndërsa në fundjavë do të luaj kundër Prishtina Volley në garat kampionale. Luboteni vazhdon të jetë pretendenti kryesor për fitimin e dy trofeve në këtë stinor .Urojmë të gjithë lojtarët dhe shtabin teknik për lojën dhe angazhimin e treguar sonte!