Ferizaj.16.10.2018. Sot në Palestrën e Sporteve Bill Clinton është zhvilluar ndeshja e dytë në kuadër të Superligës së Kosovës në Volejboll ndërmjet KV Luboteni nga Ferizaj dhe KV Vëllaznimi nga Gjakova. Volejbollistët e ferizaj edhe kësaj radhe treguan se nuk lejonjë befasi, mundën ekipin gjakovarë me rezultat 3:0 në seta (25:16 25:20 25:10) “Edhe për këtë sezonë volejbillistët e Lubotenit kanë zhvilluar përgatitje intensive që sa më të përgatitur të hyjnë në garat e Superligës. Me një ekipë të përgatitur siç e kemi tani dhe me përkrahjen qe kemi shpresoj që edhe këtë vit do ti sjellim Ferizajt trofet e Superligës dhe Kupës së Kosovës, por edhe për garat e Kupës Sfiduese (Chelenge Cup) jemi shumë më të përgatitur se vitin e kaluar” ka thënë Shpend Rushiti, nënkryetar i klubit “Lubpoteni”. Pas kësaj fitore KV “Luboteni” me gjashtë pikë kryeson tabelën e klasifikimit në kuadër të Superligës së Kosovës në Vplejboll.