Ferizaj

“Luboteni” Kampion i Kupës së Federatës së Volejbollit të Kosovës

By FerizajPress

December 09, 2018

Në ndeshjen finale për Kupën e Federatës së Volejbollit të Kosovës volejbollistët e KV “Luboteni” nga Ferizaj kanë mundur ekipin prishtinas KV Prishtina Volley me rezultat 3;1 në seta. Loja e sotme ishte një tregues për Lubotenin se është i gatshëm të përfaqësoj Kosovën, gjë që dëshmohet nga rezultati i qartë 3 me 1 në sete, po ashtu edhe me diferencën e poenëve gjatë seteve. Skuadra ferizajase pati një paraqitje të dinjitetshme, andaj kjo lojë kundër Prishtina Volley ishte thjeshtë një “përshesh” për Lubotenin . Vlen të ceket se Luboteni është kampion në fuqi nga sezoni e kaluar i Kupës së Kosovës dhe i njëjti ka përfaqësuar volejbollin kosovar në arenën ndërkombëtare në kuadër të Kupën së Sfiduesve (Volleyball Challenge Cup). Kjo është herat e tretë që KV “Luboteni” merr Kupën e Federatës së Volejbollit të Kosovës.