Ferizaj

Luboteni Kampion i Kosovës në volejboll edhe me U18

By FerizajPress

May 22, 2019

Luboteni – Theranda 3:1

Në Ferizaj është zhvilluar ndeshja finale në konkurencen e meshkujve U18. Në finale u takuan Luboteni dhe Theranda. Pas një loje mjaft rivalizuese ndërmjet dy skuadrave Luboteni arriti të fitoj me rezultat 3:1 në sete, dhe kështu arriti të fitoj edhe titullin e Kampionit 2018/19.

Pas ndeshjes Federata e Volejbollit e Kosovës për të dy ekipet ndau medalje, ndërsa ekipit kampion kupën kapitenit të skuadrës së Lubotenit ja dorëzoj kryetari i FVK-së.

Federata e Volejbollit e Kosovës uron ekipin e Lubotenit për suksesin e arritur !