Ferizaj.10.02.2019. Çunat e KV “Luboteni” sonte treguan se edhe për stinorin pranverorë kanë hyrë të përgatitur.
Ata sonte në palestrne e Sporteve Bill Clinton në Ferizaj, në kuadër të kampionatit në Superligën e Kosov, kanë mposhtur ekipin e KV “Peja” me rezultat 3:1 në seta.
Mposhtja e pejaneve, kampion në fuqi tregon se volejbollistët ferizajas edhe këtë stinorë kanë hyrë të përgatitur dhe me ambicje për kreun e tabelës, ku momentalisht gjendet vetëm një pikë prapa Prishtinës por kjo do të vendoset javën e ardhshme se kush do ti prijë tabelës.
Këto janë rezultatet e ndheshjes KV Luboteni-KV Peja
KV Luboteni 3:1 KV Peja (25:23, 22:25, 28:26, 25:17)