Pas një hetimi paraprak, njësitet policore në Ferizaj kanë realizuar një aksion në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, ku dyshohej se ishte duke u zhvilluar bixhozi.
Gjatë bastisjes në këtë lokacion janë hasur 13 persona duke luajtur bixhoz në dy tavolina të ndryshme.
Persona e dyshuar janë arrestuar dhe janë intervistuar dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë liruar në procedurë të rregullt, përveç pronarit të lokalit, i cili është dërguar në ndalim policor prej 48- orësh, thuhet në njoftimin për media.
Si prova materiale lidhur me këtë rast janë konfiskuar:
-46.521 euro
-1.250 fr.zvizerane dhe
-1.400 lekë.