Ferizaj

Luan Hoxha nuk dorëzohet, vazhdon me shpikje të reja

By FerizajPress

January 04, 2017

Profesori  39 vjeçar i shkollës së mesme teknike “Pjetër Bogdani” në Ferizaj, Luan Hoxha nga Sllatina e Vitisë ka arritur të projektoi një gjenerator për prodhimin e energjisë elektrike me vibrim.

Ky gjenerator tashmë mund të aplikohet për prodhimin e energjisë elektrike në sisteme të vogla dhe sisteme të mëdha.

Hoxha, shpikjet e tij i ka të patentuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave në Shqipëri në kuadër të ministrisë së zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

“Në sisteme të mëdha aplikohet për ndërtimin e centraleve të mëdha energjetike të cilat mund të ndërtohen edhe nën rrugët automobilistike, nën hekurudha, nën gjatësinë e rrjedhës së lumit etj. Ky gjenerator përbëhet prej kornizës së pa lëvizshme (statike), pjesës së lëvizshme me përçuesin dhe magnetit. Pjesa e lëvizshme e gjeneratorit gjatë zhvendosjes mund të bëj edhe lëvizje translative dhe (lëvizje translative rrotulluese), ka thënë Luan Hoxha.

Hoxha ka thënë se mekanizmi për dridhje (vibrim) shërben për prodhimin e dridhjeve në magnet dhe në kornizën me përçues gjatë zhvendosjes së magnetit dhe përçuesit në drejtim të njëri tjetrit.

“Mekanizmi për zhvendosje shërben për zhvendosjen e magnetit dhe kornizës me përçues në drejtim të njëri tjetrit duke s

hfrytëzuar forcat nga jashtë. Mekanizmi për kthim në këtë sistem shërben për kthimin e magnetit dhe kornizës me përçuesit në pikën fillestare pas ndërprerjes së forcës e cila i ka zhvendosur, dhe sipërfaqet lëvizëse me gungë në kornizën me përçues dhe në kornizën mbajtëse të magnetit t’i kthej në pikën fillestare pas ndërprerjes së forcës zhvendosësh”, ka thënë Hoxha.

 

Ky lloj i gjeneratorit gjatë aplikimeve në sisteme të vogla mund të vendosët në goma (rrota të automjeteve motorike, në rimorkio, në vagonë etj), pesha e të cilave është e koncentruar në rrota. Gjatë lëvizjes së automjeteve motorike peshën e cila vepron në rrota ky gjenerator e shfrytëzon për prodhimin e energjisë elektrike. Sipas tij, energjia elektrike e prodhuar nga ky sistem shërben për mbushjen e baterive të automjetit nëpërmjet të cilave und të qarkulloj ajo me një shpejtësi normale si çdo automjet tjetër.

“Në rrotat e automjeteve mund të vendosën dhjetëra gjenerator të tillë varësisht nga nevoja për prodhimin e energjisë elektrike. Kjo sasi e energjisë elektrike e cila prodhohet nga këta gjenerator mund të arrij një përqindje të madhe që t’i plotësojë nevojat me energji sipas kërkesave të makinës deri në 100 për qind”, ka shpjeguar Hoxha, shkruan Koha Ditore në numrin festiv të vitit të ri.

————————————————————————————————————————-