“Pengesa e vetme për Maqedoninë është Gjorge Ivanov dhe Nikolla Gruevski”, ky është reagimi i LSDM-së, pas deklaratës së Kabinetit të presidentit Ivanov, se “ende nuk është larguar pengesa për dhënien e mandatit”, njofton Portalb.mk.
“E ftojmë Ivanovin që të mos e zvarrit procesin duke u përpjekur që t’i shpëtojë Gruevskin dhe VMRO-DPMNE-në, nga përgjegjësia për krimet dhe keqpërdorimet dhe menjëherë ta jep mandatin për formim të Qeverisë së re reformues. Shumica prej rreth 700.000 qytetarëve kanë votuar për ndryshime, drejtësi, bashkim dhe Program të Qeverisë së re të cilën të njëjtat do t’i realizojë”, shtojnë nga LSDM.