Sport

“Loro Boriçi”, Bashkia “ngrin” akordin me FSHF: Mbaroni punimet!

By FerizajPress

November 22, 2016

Kryebashkiakja Voltana Ademi ka bërë të ditur sot se pavarësisht se ka marrë propozimin e FSHF-së për ndarjen e të ardhurave nga biletat në këtë impiant dhe mënyrën e bashkë-administrimit të tij në ndeshjet e Vllaznisë dhe Kombëtares, nuk do të ketë asnjë hap konkret për momentin.

Sipas saj, vetëm kur të mbarojë gjithçka që është parashikuar të ndërtohet në projektin e stadiumit dhe ai të merret në dorëzim, atëherë do të zgjidhet edhe çështja e firmës së kontratës me FSHF-në.

Institucioni I futbollit i ka dorëzuar Ademit një propozim ku detajohen pikat se si do të administrohet impianti në të ardhmen. FSHF propozon që në rast bashkë-administrimi, ajo të përfitojë 40% të të ardhurave nga biletat për ndeshjet e Vllaznisë si në kampionat, ashtu edhe në Kupat e Europës.

Ndërkaq, FSHF do të përfitojë 100% të të ardhurave të siguruara nga ndeshjet e kombëtares të cilat do të administrohen plotësisht nga institucioni në fjalë.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

.