Lajme

Lorik Jasharaj që e rrahu mjekun, thotë se ai merrej me telefon e jo me pacientë

By FerizajPress

September 19, 2016

Jasharaj e ka pranuar sonte publikisht se e ka rrahur një mjek të QKUK-së, por sipas tij, me arsye të fortë.

Ai tha se të shtunën rreth orës 13:00, babai i tij  kishte pësuar aksident në oborr dhe e kishte lënduar rëndë kokën ku kishte edhe gjakderdhje të madhe.

Por sipas tij, në Emergjencën e QKUK-së ka pritur 20 minuta dhe mjekët nuk merreshin s me të e as me pacientët e tjerë.

“Një prind thirri tha o doktor hajde se më shkoi djali dhe unë vetëm mbushesha sepse mjeku nuk vinte”, tha Loriku në intervistë direkte në Klan Kosova, transmeton lajmi.net.

“Kur erdhi njëri, ai shkoi në një dhomë tjetër e kur shkova kishte qenë duke fol në telefon. I thash hajde se më të rëndësishëm janë pacientët se telefonata, por ma ktheu se ku pe di ti”, ka rrëfyer ai.

Në këtë moment, duke e pranuar se ishte në panik me rastin e babait dhe me pacientët e tjerë që e prisnin, ai e ka fyer me fjalë, por nuk e  ka sulmuar fizikisht.

“U kërkoj falje pacientëve që i kamë shqetësuar, por atyre mjekëve asnjëherë sepse nuk e kryenin punën për çfarë janë aty”, tha Lorik Jasharaj, transmeton lajmi.net.

Policia ka intervenuar në këtë rast dhe është duke e hetuar./lajmi.net