Show Biz

Loredana nuk ka të ndalur, ja kur do ta publikoj këngën e re

By FerizajPress

October 28, 2018

Loredana Zefi e ka filluar me vrull karrierën e saj muzikore. Pas këngës “Bonnie&Clyde”, që ishte në bashkëpunim me të dashurin e saj Mozzik, Zefi ka gati këngën e radhës.

“Milliondollarsmile” është titulli i këngës së re të Loredanes. Një pjesë të vogël të këtij projekti vetëm se e ka publikuar në profilin e saj në Instagram.

Përveç kësaj, Loredana ka treguar datën se kur mund të publikohet projekti i saj i ri, transmeton Indeksonline.

“7 dhjetor 2018?” kishte shkruar në postimin e saj të fundit këngëtarja duke lënë të nënkuptohet se në këtë datë  do ta sjellë projektin e saj.

Deri më tani Loredana ka lansuar dy projekte muzikore, “Sonnenbrille” dhe “Bonni&Clyde”. Dy projektet e saj ishin në gjuhën gjermane.