Show Biz

Loredana ndryshon pamjen (Foto)

By FerizajPress

June 13, 2019

Këngëtarja Loredana Zefi ka vetëm dy javë që ka publikuar këngën “Labyrinth” dhe duket se po përgatit hitin e radhës.

Ajo ka postuar një fotografi në llogarinë e vet në “Instagram” ku duket më ndryshe se asnjëherë. Loredana është e kuruar në detaje, por vihet re ndryshimi i saj tek flokët.

Reperja ka zgjedhur që këtë herë të eksperimentojë me kaçurrelat, duke mbetur besnike e biondes.

Ndërsa në një postim në “Instastory”, Loredana ka shkruar: “Çfarë po kthehet tek ju?”.

Nuk dihet ende nëse reperja po punon për një projekt të ri muzikor.