Jo larg bifurkacionit ka 5 ditë që ka gjendet një lopë e ngordhur dhe është hedhur në njërën nga degët e lumit Nerodime, por askush deri më tani nuk ka marrë masa që ta largoi nga aty.
Për këtë një lexues ka dërguar edhe foto në redaksinë e FerizajPress, i cili thotë se kanë njoftuar të gjithë ata që duhet të kujdesen që kjo të mos bëhet burim i ndotjes së ujit apo edhe ndonjë epidemie. Por sipas tij askush ende nuk ka ndërmarrë asgjë.“ Në një degë të lumit Nerodime, disa metra nga Bifurkacioni në Ferizaj ka 5 ditë që ka ngordhur një lopë. Edhe pse kemi njoftuar të gjitha organet kompetente prapë nuk e kanë larguar. S’ka mbetur tjetër, vetëm të njoftojmë edhe investitorët e projektit të Bifurkacionit” ka thënë ky qytetarë.