Sport

Habil Ajeti, lojtari i KV “Luboteni” merr shtetësinë kosovare

By FerizajPress

January 29, 2018

Ferizaj.29.01.2018. Habil Ajeti nga sot në klubin KV “Luboteni” do të luaj si lojtar vendor. Me dekret të Presidentit Hashim Thaçi, lojtari Habil Ajeti nga Tetova ka marrë shtetësinë e Kosovës. Ajeti për katër vite sa luan në ekipin ferizajas kishte shtetësi maqedonase. Këtë lajm për lojtarin Ajeti e ka konfirmuar deputeti Elmi Reçica i cili sot edhe i dorëzoi dekretin e shtetësisë kosovarë Habil Ajetit.

Habil Ajeti karrieren ka filluar në klubin e volejbollit Shkëndia nga Tetova, mirëpo ai ka luajtur në shumë ekipe kosovare si: KEKu, Mabetex, Drenica dhe momentalisht është duke mbrojtue ngjyrat e KV Luboteni nga Ferizaj.  Në vitin 2011 ishte pjesë e ekipit Lugano nga Zvicra.