LeBron James së fundmi ishte pjesë i Cleveland Cavaliers dhe i siguroi 4 vite rresht finalen, për ta fituar vetëm një herë. Ylli i ri i skuadrës, Lonzo Ball, ka thënë se bashkëlojtarët janë përmirësuar shumë që nga ardhja e “mbretit” në skuadër. “Djemtë po punojnë shumë për tu përmirësuar. Po përmirësohen për të dhe për vetën e tyre. Kemi besim se do të bëjmë diçka të madhe këtë vit” ishin fjalët e Ball. Gjithashtu i pyetur për ndjesinë që do të luaj krahas LeBron, Lonzo është shprehur: “Jam tejet i lumtur që do të luaj me të. Mezi pres të rikthehem nga lendimi dhe të zbresim në fushë së bashku.” Me “mbretin” në skuadër, pritshmëritë për Lakers janë rritur. /Lajmi.net/