Sport

Lojtaret e KFF “Vizioni” vizitojnë Federatën e Futbollit të Kosovës

By FerizajPress

October 22, 2019

Futbollistet e Vizionit nga Ferizaj ishin përplot vullnet që vizituan selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, ku u priten nga presidenti i këtij asociacioni Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu.

Po ashtu u takuan edhe me Gramozin, djalin e legjendës së futbollit Fadil Vokrri.

“Sot KF&KFF Vizioni ishim në vizitë te Gramoz Vokrri dhe te njeriu i parë i FFK-së z. Agim Ademi të cilëve në emër të klubit i dhuruam dy portrete graniti të të ndjerit Fadil Vokrri”, shkruan Qerim Shaqiri, kryetrajner i Vizionit.

Shaqiri zotohet se me mundësitë që ka do të ndërtojë një ekip të fortë.