Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes mes Kolumbisë dhe Anglisë. Rezultati në pjesën e parë është i barabartë, 0:0. Anglia ka dëshpëruar me paraqitjen e saj, duke e pasur shumë të vështirë të krijojë ndonjë rast për shënim. Kujtojmë që Kolumbia po luan pa futbollistin më të mirë të ekipit, James Rodriguez, i cili mungon për shkak të dëmtimit. /Lajmi.net/