Kultura-Arti

Loja që ka çuar në vetëvrasjen e 130 adoleshentëve (FOTO)

By FerizajPress

March 23, 2017

Policia po heton një lojë të quajtur “Blue Whale” (Balena Blu) që ka çuar deri në vetëvrasjen e 130 adoleshentëve në Rusi.

Ekziston frika se të rinjtë të rrezikuara janë duke marrë jetën e tyre nëpërmjet llogarive  të mediave sociale.

Në lojë bëhet fjalë për një sfidë të gjatë prej 50 ditësh.

Loja në fakt i fton pjesëmarrësit që të përballen me disa prova, siç është shikimi i filmave horror për gjatë gjithë ditës, të vizatosh një balenë blu në trup me thikë, të zgjohesh në orën 04:20 të mëngjesit.

Turneu përmbyllet në ditën e 50 me provokimin e fundit: gjej ndërtesën më të lartë dhe hidhu.

Ftesa që t’i marrësh jetën dikujt është shumë e qartë. Pjesa më e madhe e të rinjve që kanë rënë në kurth, shpesh kanë lëshuar një mesazh në rrjetet sociale përpara se të kryejnë aktin dramatik.

Dy rastet e fundit të vetëvrasjes datojnë javën e kaluar.

Bëhet fjalë për Yulia Konstantinova 15 vjeçe dhe Veronika Volkova, 16 vjeçe, të gjetura të vdekura në një pallat. “Siberian Times”, raporton se Yula, pasi kishte publikuar foton e një balene blu ka shkuar ‘Fund’.