Pas formës së mirë në fazën para-sezonale, Ruben Loftus-Cheek dëshiron të mbetet te Chelsea. Sipas mediave britanike, lojtari i ka kërkuar agjentit t’iu komunikojë drejtuesve të klubit dëshirën për të mbetur në ekip, përcjellë “Lajmi.net”. Megjithatë, vendimin final do ta marrë trajneri Maruizio Sarri. Ardhja e kroatit Mateo Kovacic mund të komplikojë situatën e Cheek në ekipin londinez. /Lajmi.net/