Lajme

Lodrat e fëmijëve në parqet e Prishtinës nuk i mirëmban askush, rrezikohen fëmijët

By FerizajPress

March 12, 2017

Këndë të lodrave për fëmijë ka edhe në ‘Parkun e qytetit’. Parku mirëmbahet nga punëtorët e kompanisë komunale ‘Hortikultura’, por jo edhe gjendja fizike e këndeve të lodrave. Disa shihen në gjende më të mirë e disa nga to mund të rrezikojnë jetën e fëmijëve, shkruan lajmi.net.

Një banorë i cili frekuenton parkun më fëmijët e tij, ka deponuar kërkesë në Komunën e Prishtinës që lodrat të zëvendësohen më të reja, ose të dalë dikush të inspektojë ato aktuale. Kërkesa është parashtruar në mënyrë digjitale për Komunën.

“Kërkoj nga Komuna e Prishtinës, që te bëjë zëvendësimin e lodrave në parkun e qytetit, pasi paraqesin rrezik potencial për fëmijët. Këto lodra janë vendosur përafërsisht ne vitin 2002-3, dhe asnjëherë nuk janë riparuar, apo zëvendësuar. Njëkohësisht për shkak të rritjes se numrit të banoreve që e frekuentojnë këtë pjese, do ishte me se e nevojshme të ndërtohen se paku edhe 2 apo 3 kënde te lojërave”, thuhet në kërkesë.

Për më tepër, parku i cili frekuentohet nga shumë qytetarë nuk as WC publike.

“Ky park nuk posedon një stadion të përmasave minimale, siç janë fushat standarde. Po ashtu ky park nuk ka asnjë Wc publike qe është me se e nevojshme. Si shembull mund ta merrni idenë e Tiranes te Liqeni artifificial, ku nuk është dëmtuar natyra dhe njëkohësisht janë vendosur shume asete e lodra për kohe të lire”, përfundon kresa.

Në gjendje hiq më të mirë nuk janë as në ‘Parkun e gërmisë’. Të shkatërruara janë edhe këndet e lodrave në parkun e Ulpianës e Dardanisë. /Lajmi.net/