Njësiti i LMT-së nga KFOR-i amerikan në koordinim më nënkryetarin e dytë për komunitete në Komunën e Ferizajt, Florim Bajrami, i dhuruan pesë kompjuter donacion shkolës fillorë “NAim Frashëri” në Zaskok
Përfaqësues nga LMT, togeri Brown dhe rreshteri Wright thanë se kanë marrë këtë inisiativë që nxënësve të kësaj shkolle tu mundësohet pjesa praktike e mësimit në lëndën e Teknologjisë Informative.
Ky donacion është i rëndësishëm edhe për faktin se kjo shkollë është multietnike ku mbi 40 % e nxënësve janë të komunitetit rom dhe ashkanli, e që është edhe synim I forcave multietnike të KFOR-it për një krijim të një mesi të barabartë për të gjithë.