Hugo Lloris do të ndëshkohet edhe nga skuadra e Tottenham Hotspur pas arrestimit nga policia për vozitje në gjendje të dehur. Kapiteni i “Spurs” u arrestua të premten në mëngjes nga policia pasi ishte ndaluar duke vozitur në gjendje të dehur. Kurse, së bashku me ndëshkimin nga policia ai mund ta pësojë edhe te skuadra e tij, raportojnë mediat angleze, përcjell “lajmi.net”. Lloris mund ta humb shiritin e kapitenit te skuadra e Tottenham Hotspur, pas rastit të fundit. /Lajmi.net/