Sport

Llapi nuk ndalet në merkato, merr edhe sulmuesin e Prishtinës

By FerizajPress

August 08, 2018

Ish bomberi i Vorskla Poltavës ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me Llapin që në sezonin e ri do të synojë të sigurojë pjesëmarrjen në kompeticionet europiane. Në 2 sezonet e fundit, Januzi ka qenë pjesë e Prishtinës teksa me skuadrën kryeqytetase arriti të gjente në 11 raste rrugën e rrjetës. Te Llapi Januzi do të marrë vendin e talentit Mirlind Daku i cili u transferua në Kroaci te skuadra e Osijek gjatë kësaj vere.