Aktori i njohur turk, Burak Ozcivit i njohu për rolin e “Kemalit”, tek seriali “Karasevda”, pritet që shumë shpejt të bëhet baba. Mediat turke kanë raportuar se gruaja e tij Fahriye Evcen është shtatzënë teksa një gjë e tillë nuk është konfirmuar ende nga çifti, shkruan “zëri.info”.
Çifti martesën e tyre e kanë kurorëzuar në vitin 2017 me një dasmë gjigande.
“Kemali”, është një personazh mjaft i dashur për publikun shqiptar pas roleve të tij në seriale të ndryshme turke e që janë transmetuar edhe në Kosovë dhe në Shqipëri.