Lajme

Lista Srpska në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit pas 6 muajsh

By FerizajPress

March 27, 2017

Në mbledhje përveç anëtarëve të Kryesisë që vijnë nga partitë shqiptare dhe minoriteteve tjera po marrin pjesë edhe deputetët e Listës Serbe, Sllobodan Petroviq dhe shefi i deputetëve të kësaj Liste Sllavko Simiq.

Deputetët e Listës kthehen në Kuvend pas një bojkoti gati gjashtëmujor që u kanë bërë institucioneve të Kosovës.

Ja pikat për të cilat do të diskutohen në mbledhjen e Kryesisë e cila fillon në orën 11:00: 

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,  

2. Përgatitjet për seancë plenare: 1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës, 2. Koha për pyetje parlamentare, 

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme, 

4. Interpelanca e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, e mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, për çështjen mbi shfrytëzimit e thëngjillit dhe minierën e Sibovcit, 

5. Interpelanca e Ministrit Blerand Stavileci, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, në lidhje me Kontratën e privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike, 

6. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-157 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit të Projektit për sigurinë e ujit dhe mbrojtjen e kanalit, e nënshkruar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-138 për kompleksin memorial