Lajme

Lista Serbe kthehet në Kuvend (Foto)

By FerizajPress

December 22, 2016

Shumica e deputetëve të Listës “Srpska” kanë shkarkuar shefin e Grupit Parlamentar, Sllavko Simiq dhe në vend të tij kanë emëruar Sasha Millosavleviqin, raporton lajmi.net.

Në sallën e Kuvendit është parë edhe deputeti Sllobodan Petroviq.

Një ditë më parë lajmi.net ka paralajmëruar kthimin e Listës Serbe në punën e Kuvendit.

Pikë e rendit të ditës në seancën e sotme është shqyrtimi i Projektligjit për Buxhetin e vitit të ardhshëm. /Lajmi.net/

.