Ferizaj

Lista e Ashkanlive në Ferizaj pjesë e bashkëqeverisjes Komunale me Agim Aliun

By FerizajPress

November 24, 2021

Ditën e djeshme, Lideri i Listës sē Ashkanlive nē Ferizaj Qazim Rahmani me bashkëpunëtor ka takuar Kryetarin e Komunës së Ferizajt z.Agim Aliu.

 Nē këtë takim ata biseduan dhe u pajtuan që të jenë partnerë në  bashkëqeverisjen Komunale 2021-2025.

 “Lista e Ashkanlive ka një ulëse në Kuvendin e Komunës e cila ka fituar në zgjedhjet Lokale,  kështu që Ashkanlitë do të jenë edhe pjesë e  legjislativit dhe ekzekutivit komunal, andaj Ashkanlitë e Ferizajt do të përfaqësohen dhe do të angazhohen që jeta e tyre të përmirësohet sa më shumë, e sidomos në fushën ekonomike e sociale. Me respekt Lista e Ashkanlive Ferizaj” ka shkruar Qazim Rrahmani.

Në kuadër të bashkëqeverisjes, pritet që nga kjo listë të jetë edhe Nënkryetari i dytë i Ferizajt.