Ferizaj

Lirohet nga paraburgimi pjestari i FSK-së Azem Kurtaj

By FerizajPress

March 16, 2023

Sot është mbajtur seanca fillestare pranë Gjykatës Themelore Klienti im është deklaruar i pafajshëm për akuzat të cilat i vihen në barrë sipas aktaktuzës së Prokurorit të shtetit. Poashtu në këtë seancë Mbrojtja ka parashtruar kërkesën që të ndërpritet masa e paraburgimit ndaj z. Kurtaj sepse kanë pushuar të gjitha kushtet ligjore për çka është vendosur e njëjta masë. Në bazë të propozimit të mbrojtjes, gjykata ka vendosur që masa e paraburgimit të ndërpritet dhe të njëjtit i është vendosur masa e arrestit shtëpiak”, ka deklaruar Ferati në një prononcim për Fp.Avokati Ferati ka deklaruar që në afatin ligjor do të parashtrojë kërkesë për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave të paraqitura nga Prokurori i Shtetit