Ferizaj

Lirohet nga detyra Drejtori i Shëndetësisë, Bekim Ademi

By FerizajPress

February 01, 2021

Sot, Kryetari i Komunës, Agim Aliu, pas kërkesës së bërë, mori vendim për lirim nga detyra të drejtorit të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu falënderon drejtorin e deritanishëm të DSHMS-së, Bekim Ademi, për punën dhe kontributin e tij në kushte pandemie, që me përkushtim në punë, kompetencë profesionale, pastërti morale e vullnet të pakursyer, arriti ta drejtoj me sukses, Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.