Ferizaj

Lirohet nga burgu Bajrush Xhemajli (Foto)

By FerizajPress

August 18, 2016

Ish-kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli, është liruar dje nga burgu pasi ai ka kryer dënimin dy vjeçar që i ishte caktuar nga gjykata.

Xhemajli kishte pranuar fajësinë për aksidentin që e kishte shkaktuar në dalje të Prishtinës më 2009, ku si pasojë kishte vdekur i riu Labinot Rrustemi dhe ishin lënduar disa të tjerë, shkruan lajmi.net

Bajrush Xhemajli, sot është liruar nga burgu dhe kjo është parë edhe përmes disa fotografive që i kanë postuar miq e tij në rrjetet sociale, të cilët kishin shkuar ta takonin.