Ferizaj

Lirohet Nehat Thaçi

By FerizajPress

November 01, 2016

Drejtori rajonal i Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi është liruar nga paraburgimi.

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka konfirmuar për “Indeksonline” se zyrtari i PK-së tani më është i lirë.

Thaçi shumë shpejt pritet t’u dorëzohet autoriteteve kosovare pranë zyrës ndërlidhëse në Beograd.

Drejtori rajonal i Policisë së Mitrovicës së Jugut, Nehat Thaçi, është arrestuar nga forcat e rendit në Serbi më 29 shtator dhe të njëjtit i ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.