Ferizaj

Lirohet Halim Halimi, vëllai i Kryetarit të nëndegës së LDK-së në Koshare

By FerizajPress

June 12, 2017

Ferizaj.12.06.2017. Është  liruar Halim Halimi, vëzhgues i LDK-së i arrestuar ditën e djeshme nga  policia e Kosovës  në shkollën “Dëshmorët e Kombit”  gjatë mbajtjes së zgjedhjeve nacionale.

Valon Halimi  kryetar i nëndegës së  LDK-së,vëllai i Halim Halimit,  përmes një komunikate ka bërë të ditur së Halimi është liruar si  i pafajshëm dhe ka kaluar në procedurë të rregullt.

Njoftimin e kryetarit të nëndegës së LDK-së të plotë mund ta lexoni në vazhdim.

Të nderuar miq, votues dhe simpatizant të LDK-së!

Dje ishte një ditë shumë me rëndësi për vendin, sovrani vendosi në formën dhe rrugën e tij që ishte zgjedhja e tij. Zgjedhjet ishin të lira, demokratike dhe me shumë mesazh për qytetarin, elitën politike dhe njerëzit me rëndësi, që mendojnë të vazhdojnë në politikë dhe të përfaqësojnë subjekte dhe besueshmëri ndaj votuesve.

Dje, në fshatin tim ndodhi një incident i lidhur me zgjedhjet, i projektuar si skenar pak i realizueshëm nga ata që i shërbejnë strukturave që e shkatërruan vendin, dhe shoqërinë. Montuan diçka të pa bërë ndaj vëllait tim, e më shumë ndaj meje si figurë politike e përfaqësues i LDK-së. Skenarin e regjisorit të quajtur “Strukturat e natës” sot, e hodhi poshtë Drejtësia dhe Prokuroria e vendit, duke e liruar vëllanë tim në procedurë të rregullt si i pafajshëm dhe ballëhapur.I falënderoj gjithë qytetarët për votën, respektin, besueshmërinë dhe përkrahjen. LDK është fitues moral, se asnjëherë si ka sjell ditë zeza Kosovës, qytetarit dhe largimin apo ftohje e miqve ndërkombëtar. Fituesit i përgëzoj, suksese dhe bashkëpunim në ndërtimin e shtetit, forcimin e ligjit dhe dërgimin e vendit drejt qëllimeve evropiane. Faleminderit Koshares, vendit tim që ka njerëzit më të mirë dhe të vendosur për të mirën e vendit!

Kryetari i LDK-së nëndega Koshare

Valon Halimi