Lajme

Lirohet gruaja që ishte e mbyllur në banesë për vite të tëra

By FerizajPress

April 19, 2016

Më Rosenheim të Gjermanisë një grua 26 vjecare është liruar nga banesa, ku besohet të ketë qëndruar aty me vite të tëra e “burgosur” nga nëna e saj.

Gruaja e cila raportohet të jetë me aftësi të kufizuare mendore është në gjendje të vështirë, transmeton Klan Kosova.

Një zëdhënës i policisë ka thënë se ajo është dërguar menjëherë në një spital psikiatrik. Ajo u gjet rastësisht gjatë kryerjes së një urdhëri për dëbim.

Kur ata kërkuan për të hyrë në banesë, qiramarrësja 54 vjecare që besohet të jetë nëna e saj u hodh nga shkallët nën përpjekje për ta vrarë veten.

Ajo ka pësuar lëndime nga rrëzimi dhe është dërguar menjëherë në spital.

Vetëm pas këtij incidenti policët kishin hyrë brenda apartamentit dhe pasi thyen derën e mbyllur me celës e zbuluan këtë vajzën 26 vjecare.

“Ne besojmë që ajo ka jetuar e mbyllur për një kohë të gjatë, ndoshta për vite të tëra”, u shpreh zëdhënësi i policisë.

Një fqinj ka thënë se jeton në atë ndërtesë prej vitit 2003 mirëpo që kurrë nuk e kishte takuar 26 vjecaren.