Lajme

Lirohen nga taksa e autostradës kosovarët që dërgojnë ndihma në Shqipëri

By FerizajPress

November 27, 2019

Kosovarët që shkojnë në Shqipëri për t’u dërguar ndihma personave të prekur nga tërmeti atje, do të lirohen nga taksa e autostradës.

Këtë informacion e bëjnë të ditur grupi i njohur në Facebook “Marakli t’kerreve”.

Ata bëjnë të ditur se veturat që udhëtojnë nga Kosova për në Shqipëri për të dërguar ndihma, duhet të lajmërohen në sportelin e fundit djathtas të pagesave të pikës kufitare dhe të konfirmojnë që janë duke dërguar ndihma.